Më 19 gusht paradite, presidenti kinez Xi Jinping, që ndodhej për inspektim në provincën Anhui, shkoi në uzinën e aliazhit premium pranë Kompanisë së Çelikut "Magang" të Kinës, për të inspektuar situatën e prodhimit në temperaturë të lartë dhe për të komunikuar nga afër me punëtorët e dalluar dhe përfaqësuesit e punonjësve.
Xi Jinping-u tha: "Epidemia e COVID-19 ka shkaktuar ndikime negative shoqërore dhe ekonomike, por Kompania e Çelikut 'Magang' rifilloi relativisht shpejt punën e prodhimin dhe realizoi rritjen e vëllimit të prodhimit dhe të të ardhurave, duke shfaqur rezistencën e madhe të ndërmarrjeve tona shtetërore kundër rreziqeve. Keni krijuar shumë rezultate të shkëlqyera. Tani duhet të shfrytëzoni epërsinë tuaj për të kapur rastet e zhvillimit të ndërmarrjeve moderne dhe të jepni kontributin tuaj për integrimin e zonës së Deltës së Lumit Jance." (Xu Guang)