Presidenti kinez Xi Jinping bëri të martën një vizitë inspektimit në provincën Anhui të Kinës Lindore.
Po atë ditë, ai vizitoi portën e digës Wangjiaba në qytetin Fuyang, Kompaninë e Valixheve “Hongliang” dhe zhuangtai-n Xitianpo të fshatit Limin në zonën e shkarkimit të ujërave Mengua. Ai inspektoi gjendjen e lumit Huaihe dhe fshatin, duke u takuar me banorët e prekur nga përmbytjet, për t'u njohur me punën vendore për parandalimin e përmbytjeve dhe rifillimin e punës pas përmbytjeve.