Ato janë ushtare, pjesëtare të trupave paqeruajtëse kineze. Qysh nga maji i vitit të kaluar, 14 ushtare femra të ekipit të shtatë mjekësor paqeruajtës kinez në Mali, larg nga të afërmit e tyre në atdhe, u përballën me mjedisin e ashpër natyror, sulmet e shpeshta terroriste dhe epideminë e koronavirusit të ri, duke kryer me sukses detyra të ndryshme paqeruajtëse mjekësore.
Gjatë mbi një viti, ekipi i shtatë mjekësor paqeruajtës kinez priti gjithsej 2 944 të plagosur dhe të sëmurë, përfshirë 15 të plagosur dhe të sëmurë në gjendje kritike, kreu 58 operacione, dhe evakuoi në rrugë ajrore 13 herë të plagosur. Largësia e përgjithshme e fluturimit është 34 000 kilometra.
Ato do të kremtojnë për herë të dytë Festën e Ushtrisë të Kinës në Mali. (Çang Çuo)