Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim të enjten në videokonferencën e ceremonisë së hapjes së takimit të 5-të vjetor të Këshillit të Bankës së Azisë për Investime Infrastrukturore (BAII).
Xi vuri në dukje se paqja dhe zhvillimi janë ende tema kryesore e kohës sonë. Ndërlidhshmëria e infrastrukturës është ende baza e rëndësishme për nxitjen e zhvillimit të përbashkët të vendeve të ndryshme. Banka Aziatike për Investimet Infrastrukturore duhet të përpiqet të plotësojë kërkesat e të gjithë anëtarëve për zhvillim dhe të ofrojë më shumë investime cilësore, të vazhdueshme dhe me koston e ulët, si për infrastrukturën tradicionale, ashtu edhe për atë të tipit të ri, për të ofruar motorin e ri për zhvillimin ekonomik e shoqëror të Azisë dhe të rajoneve të tjera.