Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim të enjten në videokonferencën e ceremonisë së hapjes së takimit të 5-të vjetor të Këshillit të Bankës së Azisë për Investime Infrastrukturore (BAII).
Xi theksoi: “Kina ka përkrahur dhe ka ndjekur multilateralizmin. Ajo synon zhvillimin e përbashkët me vendet e ndryshme të botës, duke u nisur nga frymat e hapjes, të bashkëpunimit dhe të fitimeve të përbashkëta. Kina, bashkërisht me anëtarët e tjerë, do të vazhdojnë ta përkrahin Bankën Aziatike për Investimet Infrastrukturore dhe do të japë kontribut më të madh për përballimin e sfidave e rreziqeve dhe për realizimin e zhvillimit të përbashkët të shoqërisë ndërkombëtare.”