Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim të enjten në videokonferencën e ceremonisë së hapjes së takimit të 5-të vjetor të Këshillit të Bankës së Azisë për Investime Infrastrukturore (BAII).
Xi vuri në dukje: “Praktikat në luftën globale kundër pandemisë së COVID-19 tregojnë se njerëzimi është një komuniteti i fateve të përbashkët dhe vetëm përkrahjet e ndërsjella, konsolidimi e bashkëpunimi janë rrugëzgjidhja e drejtë për mundjen e krizës. Për zgjidhjen e kontradiktave në procesin e globalizimit ekonomik, vendet e ndryshme duhet të përpiqen të nxitin qeverisjen gjithëpërfshirëse globale, mekanizmin shumëpalësh më efikas si dhe bashkëpunimin rajonal më aktiv. Banka Aziatike për Investimet Infrastrukturore duhet të të bëhet platforma e re për nxitjen e zhvillimit të përbashkët të anëtarëve dhe për formimin e komunitetit të fateve të përbashkëta.”