Më 25 korrik, banka HSBC publikoi një deklaratë, në të cilën thuhet se nuk ka pasur "asnjë qëllim të keq" ndaj "Huawei"-t dhe nuk ka "bërë akuza false" ndaj kësaj kompanie, por përsëri për detajet përkatëse ka shumë dyshime. Në gusht të vitit 2013, Meng Wanzhou u takua me një ekzekutiv të lartë të HSBC-it në një restorant në Hong-Kong, duke shpjeguar biznesin e "Huawei"-t me Iranin dhe pajtueshmërinë e këtij biznesi. Dokumenti në formatin PPT i përdorur për këtë shpjegim iu dërgua më vonë nga HSBC-i Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së dhe përbën provën kryesore në çështjen e ekstradimit të Meng Wanzhou-t. Sipas informacionit të HSBC-it të publikuar nga media e huaj, takimi u propozua nga "Huawei". Por një burim i mirinformuar i tregoi CGTN-it që kjo nuk është e vërtetë. Atëherë, cila është e vërteta? Kush gënjen dhe pse gënjen?