Të enjten pasdite, presidenti i Kinës Xi Jinping vizitoi bllokun e banimit “Changshan Huayuan” të qytetit Changchun të provincës Jilin për të njohur gjendjen e qeverisjes së bllokut të banimit. Ai vizitoi edhe institutin e kuadrove të lagjeve të qytetit Changchun afër bllokut të banimit.
Xi Jinping tha: “Ndërtimi i sistemit të qeverisjes kineze bazohet në bllokun e banimit të vendit, pa bazë të fortë, nuk mund të ndërtohet ky sistem. Për të forcuar këtë bazë, duhet të forcohet qeverisja e bllokut të banimit dhe nuk mund të dobësohet qeverisja. Cili është faktori kyç i qeverisjes së bllokut të banimit? Është forcimi i udhëheqjes së Partisë, duhet të forcohet ndërtimi i organizatave partiake për të bërë siç duhet punët në bllokun e banimit. Vetëm kështu, ne mund të përballojmë të gjitha sfidat.”