Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping po bën një vizitë inspektimi në provincën Jilin. Të enjten pasdite ai vizitoi laboratorin e Qendrës së Studimit dhe të Zhvillimit të Grupit FAW të Kinës, për të njohur gjendjen e studimit të teknologjisë në këtë kompani. Ai po ashtu pa modelet e reja të makinave, si ato të markës kombëtare “Hongqi” (Flamuri i kuq).
Xi Jinping-u tha: “Konkurrenca në industrinë e prodhimit është e ashpër, por bashkë me sfidat ekzistojnë edhe më shumë mundësi. Ne e shohim një perspektivë të tillë këtu në Grupin FAW. Sivjet zhvillimi juaj ishte shumë i mirë. Ju, si një kompani e fuqishme automjetesh dhe markë kombëtare, krijoni një bazë të fortë për kthimin e mëtejshëm të Kinës në një vend të fuqishëm industrial e prodhues. E rëndësishmja është që të zotërojmë teknologjinë kyçe. Duhet ta kemi këtë ambicie dhe duhet ta zhvillojmë siç duhet markën tonë kombëtare.”