Më 3 korrik, një 23-vjeçar në Hong-Kong u arrestua për shkelje të Ligjit të Sigurisë Kombëtare. Ai u akuzua për "nxitjen e të tjerëve për përçarjen e vendit" dhe për "terrorizëm". Shefi i Byrosë së Sigurisë Li Jiachao reagoi se ky rast do të gjykohet nga qeveria hongkongase dhe nuk do të ekstradohet në pjesën kontinentale të Kinës. Ai shtoi se hongkongasit kanë të drejtë e lirisë së fjalës dhe grumbullimit, por duhet të respektojnë ligjin.