Pas konfirmimit se koronavirusi mund të përhapej te njerëzit, gjendja në Wuhan ndryshoi rrënjësisht. Kjo ishte një sfidë e pashembullt për qeverinë e Kinës: si ta mbante nën kontroll përhapjen e virusit gjatë udhëtimit në prag të Festës së Pranverës (Viti i Ri kinez)—— lëvizja më e madhe migratore në botë. Vendimi për mbylljen e qytetit të Wuhan-it u mor nga vetë presidenti Xi Jinping.