Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit në Kinën Veriperëndimore është një zonë kryesore e Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit. Si një portë e Kinës ndaj perëndimit, vitet e fundit Xinjiang-u ka hapur 118 linja ndërkombëtare transporti, dhe ka nënshkruar 21 kontrata bashkëpunimi me 25 vende e organizata ndërkombëtare. Xinjiang-u gjithashtu ka vendosur lidhje të bashkëpunimit ekonomik me 190 vende e rajone, dhe investimet e huaja të tij përfshijnë mbi 60 vende e rajone të botës, duke zgjeruar rrethin e vet të partnerëve ekonomiko-tregtarë. Sipas të dhënave, nga viti 2016 deri vjet, vëllimi i përgjithshëm i eksportit dhe importit të Xinjiang-ut arriti nga 139.8 miliardë në 156.9 miliardë juanë, teksa numri i partnerëve tregtarë të këtij rajoni të Kinës arriti në më shumë se 170. Nga janari deri në majin e sivjetshëm, vëllimi i përgjithshëm i eksport-importit të Xinjiang-ut kapi vlerën 67.41 miliardë juanë, me një rritje 30.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. (Li Huailiang/Artan)