Përvit, në fillim të prillit, mund të shihni shumë kinezë me lule, fruta e letra të prera si blatim për ata që nuk janë më mes nesh, duke djegur në të njëjtën kohë edhe temjan. Çfarë po bëjnë ata? Po kalojnë Ditën ”Qingming”, ose Ditën e Pastrimit të Varreve. Me rastin e kësaj dite, kinezët vizitojnë varret e të afërmve.