Në morinë e historive të suksesshme korçare. Veç figurave të njohura të artit apo kulturës mbeten emblemë edhe figura që i shërbyen popullit si Mjekë në ato periudha të vështira të historisë. Nje ndër këta mjekë është edhe Doktor Sotir Polena nga qyteti i Korçës. Sot shtëpia e tij është shpallur edhe monument kulture.

Doktor Polena vinte nga një eksperience në Shtutgardit, Kamustrasht, Ludvigburg, Gjermani, ku ishte emëruar dhe asistent i brendshëm. Lindi në Korçë, më 5 gusht 1902. Vazhdoi gjimnazin grek të këtij qyteti, kurse vitin e fundit e kreu në Follorinë. Mbas dy semestrave që ndoqi në Athinë, mbaroi studimet e larta për mjekësi në Mynih të Gjermanisë, në vitet 1922 deri 1927. Në vitet 1927 e 1928 mbrojti doktoraturën në universitetin e famshëm të Bavarisë, Ludvigo Maksimilian. Doktor Polena u bë i njohur me humanizmin e tij. Korçarët e vjetër mbajnë mend se në qytet vetëm në dy dyer nuk reshte radha. Nuk reshte në derën e furrës për bukë dhe në shtëpinë e doktor Polenës. Pacientë nga e tërë Shqipëria kanë kaluar në duart e tij. Shtëpia e doktor Sotir Polenës ishte një kopësht zoologjik, ku rriteshin pëllumba, lepuj e kavie për eksperimente. Shtëpi, laborator e klinikë njëkohësisht.

Fjala e Ylli Polenës: Ne kemi qenë 6 fëmijë.

Me babanë ne takoheshim shumë rrallë mud të kishte edhe ditë të tëra që nuk takoheshim. Ai sapo vinte nga puna siç ishte i veshur kryente vizita mjekësore këtu në shtëpi. Në këtë kohë mund të binte shpesh telefoni gjatë natës. Madje katet këtu poshtë kanë qenë klinike që prisnin në çdo kohë pacientë. Mund të kishte 6-7 dhoma. Kemi pasur një shtëpi me oborr e më dashuri për lulet dhe kafshët sepse ka qenë pasion i babait.

Ai kur u kthye nga shtëpia ndërtoi edhe një fermë në një fshat këtu afër sepse dëshironte të çlodhej pasi ky profesion sidomos kirurgjia kërkon pushim pas një stresi që ndodh gjatë një operacioni.