"Demokracia popullore e gjithë procesit" - një frazë misterioze për perëndimorët, të cilët mendojnë se sistemi politik i Kinës, i cili nuk ka as shumë parti dhe as zgjedhje të përgjithshme, nuk mund të jetë kurrsesi demokratik.

Megjithatë, kur presidenti Xi Jinping shpjegon përtëritjen e madhe të kombit kinez, ai përdor gjashtë mbiemra frymëzues, njëri prej të cilëve është "demokratik". Ai e quan demokracinë "një vlerë të përbashkët e njerëzimit dhe një parim kyç që zbatohet nga Partia dhe populli kinez", që përdoret, thotë ai, “për të zgjidhur problemet që populli dëshiron të zgjidhë”. (Artan)