“Pavarësisht se si shkojnë betejat gjeopolitike, puna ime është që t’i qëndroj besnik Kartës së OKB-së dhe të përmbush të gjitha detyrat e mia si koordinator i sistemit të zhvillimit të OKB-së në Kinë që më janë caktuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së.” Kështu tha në intervistën për CMG-në koordinatori i sistemit të zhvillimit të OKB-së në Kinë Siddharth Chatterjee.

“OKB-ja propozoi Agjendën për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030 dhe ne kemi parë ‘Planin e 14-të pesëvjeçar’. I thashë ekipit tim se puna jonë është të lidhim ngushtë OKB-në dhe Kinën,” u shpreh ai.

Me rastin e 50-vjetorit të rivendosjes së vendit të ligjshëm të Republikës Popullore të Kinës në Kombet e Bashkuara, në Ditën e 76-të të Kombeve të Bashkuara, zoti Chatterjee shkroi një poezi...