Miku ynë, njeriu i bashkimit!

Ky ishte dokumentari që u shfaq për të rikujtuar Bashkim Finon këtë figurë të rëndësishme të shoqërisë Shqiptare e për të përcjellë mesazhe zemre nga familjarë, miq dhe të afërm...

Një vit më parë ai humbi jetën si pasojë e Covid-19.

Bashkim Fino lindi në Tiranë, më 12 tetor 1962.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004-200, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.