Mullixhiu është restoranti më i ri në Tiranë dhe përsëri është bërë shumë i njohur. Ky është një restorant i vogël “nga ferma në tavolinë”, i cili ofron gatime unike shqiptare të ndërthurura me kuzhinën moderne. Çdo detaj në këtë restorant janë shumë interesante duke filluar nga hapësira jashtë e restorantit me barishte dhe perime të mbjella që tregojnë produktet e freskëta të kuzhinës.