Një bunker i tillë me 5 kate nën tokë është ndërtuar mes viteve 1972 dhe 1978, me 106 dhe nga një sallë kuvendi, ku ekspozohen objekte që janë përdorur nga ish udhëheqësit komunistë në vitet 76’-80’, ndodhet në zonën e njohur si Shish Tufina, në Tiranë. Komandanti suprem i forcave të armatosura në epokën e ndërtimit të bunkerit (1972-1978) ishte Enver Hoxha. Në epokën e ndërtimit të bunkerit (1972 – 1978) kryeministër ishte Mehmet Shehu, që në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes dhe inspirues i planit për bunkerizimin e Shqipërisë, e kishte vizuar gjithë ndërtimin e strukturës. Bunkeri antibërthamor nga nëntori 2014 është kthyer në një muze dhe quhet Bunk’Art.