Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore (AKVP) ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky Ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestra, grupi i valleve dhe kori.

Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Pas një pushimi të gjatë nga situata e Covid-19, ansambli rikthehet për ti ofruar qytetarëve harenë që të ofron muzika popullore shqiptare. Në sheshin Skënderbej qindra qytetarë shqiptarë e të huaj u bënë bashkë për të shijuar këtë koncert të veçantë në ruajtjen e kulturës shqiptare.