Pazari i ri me një pamje shumë ndryshe tashmë gjallëron nga njerezit dhe turistët.

Pavarësisht viteve pazari vazhdon të mbetet një nga tregjet më të mëdhenj për tregtimin e mishit, peshkut, perimeve e frutave në kryeqytet.

Produktet Bio zënë një vend te madh te tregtimit ku qytetarët nuk kursejnë të rrëfejnë origjinën e mallrave.

Pazari i Ri është një hapësirë që funksionon 24 orë, ku paradite fokusi më i madh është tek tregtimi i produkteve dhe pasdite tek çështjet e kulinarisë, për restorantet rreth e rrotull dhe zhvillimin e aktiviteteve artistike – kulturore si festa, panaire, etj.