Veprat e artit përherë e më shumë po bëhen pjesë e peisazhit urban në kryeqytetin shqiptar.

Njëra prej tyre është instalacioni “Zâni” i skulptorit të njohur Sadik Spahija, pedagog në Universitetin e Arteve. Kjo është një tjetër vepër, që i shtohet hapësirave të Tiranës në Bulevardin Zogu I-rë.

Vepra “Zâni” nga skulptori Sadik Spahija është e treta, që instalohet ne Tiranë në kuadër të projektit Free Art.