HODA, akronim i House Of Design Albania është një iniciativë e re në Shqipëri që synon të kthehet në një habitat ku ndërthuren idetë e dizajnerave me praktikën e mjeshtrave të prodhimit të mobiljeve, realizimit të finiturave apo përpunimit sipas teknikave artizanale të produkteve dekorative dhe artistike.

Kjo nismë e dy arkitektëve synon të sjellë në treg produktet autentike shqiptare, nëpërmjet elementëve etnografikë dhe arkitektonikë të trevave të ndryshme në produkte dizajni.

Produktet që gjenden në HODA grupohen në 3 kategori kryesore: Produkte mobilimi, produkte artistike dhe dekorimi si dhe lëndë e parë dhe aksesorë dizajni për punimet artizanale.