Gatimet tradicionale vijojnë të ruhen në shumë restorante të kryeqytetit. Banorët që popullojnë përherë dhe më shumë metropolin shqiptar sjellin edhe zakonet traditat dhe kulturën e tyre, sidomos recetat tradicionale të gatimit.Një çift nga Puka, Gjovalini dhe Kristina në restorantin "Zgara Blinis" tërheqin klientë të shumtë me gatimet tradicionale siç është edhe Flija.