Muzeu historik i Tropojës, është një ndër muzetë me te bukur persa i përket arkitekturës se jashtme, por edhe zgjedhjen funksionale te brendshme.
Në këtë objekt që u ndërtua në vitin 1985 janë gërshetuar më së miri elementet e arkitekturës të banesës vendase me atë bashkëkohore.
Ky muze mbart me vete trashëgiminë shumë shekullore kulturore dhe historike te trevës se Tropojës.
Ka 8 salla ekspozimi për eksponatet muzeale, me një sipërfaqe 1300 m². Ato janë projektuar e realizuar në formën e rrathëve koncentrik.
Një kompozim i tillë u jep mundësi vizitoreve te lëvizin në forme spirale duke u ngjitur krejt natyrshëm nga salla në salle.
Ky muze është i vendosur në qendër te qytetit, i harmonizuar bukur me mjediset përreth, me përmendoren e Tribunit te Vegjëlisë Bajram Currri, dhe në sfond me një copëz te bukurive të alpeve duke krijuar një ansambël te vërtete historiko-arkitekturorë dhe një hijeshi te lakmueshme edhe për vizitoret.
Muzeu historik i Tropojës për peshën dhe vlerat muzeale e historike që mbart në gjirin e vet, për përmasat, zgjidhjen arkitekturore funksionale, renditet i treti, pas muzeut Historik Kombëtar dhe atij te Skënderbeut në Krujë.