Sezoni turistik veror ka filluar dhe pritet të jetë më i mirë se ai i vitit të shkuar.
Bregdeti shqiptar po popullohet përherë e më shumë nga pushuesit të cilët kanë pritur me padurim ti rikthehen jetës normale pas situatës së pandemisë.
E gjithë vija bregdetare është gjallëruar nga pushuesit, ku dominojnë shqiptarët e Kosovës të cilët janë drejtuar masivisht bregdetit.
Afërsia me kufirin e bën Shëngjinin destinacion kryesor për shqiptarët e Kosovës.
I nxehti i këtyre ditëve të qershorit ka dërguar drejt Shëngjinit mijëra vizitorë.
Ata i tërheq jo vetëm deti, rëra dhe dhe peisazhet e larmishme të natyrës, por edhe mikpritja, ambienti i përshtatshëm, pastërtisa, dhe ushqimet e mrekullueshme.
Ka disa javë që bregdetit shqiptar i drejtohen edhe turistë nga Ukraina dhe Bjellorusia dhe pritshmëritë janë që polakët e çekët të rikthehen gjithashtu.
Por edhe këtë sezon turistik, peshën kryesore pritet ta mbajë turizmi shqipfolës, kryesisht Kosova.