Kulla e Sahatit në Kavajë është monument i trashëgimisë kulturore që në vitin 1948 dhe përbën një ansambël pasi rrethohet nga xhamia dhe në pjesën e poshtme nga pazari i vjetër.
Ky objekt është ndërtuar gjatë shek XIX , në sheshin e pazarit, në pjesën mbi kodër, që është pika më e lartë e qytetit.
Kulla u ndërtua në periudhën e Perandorisë Osmane në vitin 1817 nga shqiptari Ibrahim bej Alltuni.
Në krah të sajë ndodhet Xhamia e Kapllan Pashës.
Ajo është e punuar me gurë shtufë dhe e shoqëruar me gdhendje. Kulla shquhet për vlerat arkitektonike dhe dekoracionin ornamentik që krijojnë gurët e bardhë me ato jeshil.