Trëndafili konsiderohet si imazh i bukurisë dhe dashurisë dhe është lulja që përdoret më shumë si dhuratë. Kjo bimë e ka origjinën nga Azia, ku është rritur para mijëra viteve dhe civilizimet e kanë konsideruar si akti i Zotit.
Sipas legjendave, Afërdita, perëndesha e bukurisë dhe dashurisë e adhuronte trëndafilin, prandaj edhe shumë rite dashurie shoqëroheshin me petale trëndafili dhe të dashuruarve u dhuroheshin trëndafila.
Me pamjen e vet magjike trëndafili është shumë tërheqës për njerëzit është simbol i bukurisë, përsosmërisë, pastërtisë dhe dashurisë.
Këto pamje janë filmuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Kopështi i trëndafilave që dhuron kënaqësi estetike me bukurinë e peisazhit, shërben edhe si bazë eksperimentale për studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit. Këtu ndodhen qindra rrënjë të varieteteve dhe ngjyrave të ndryshme.