Razma, është një ekosistem i larmishëm natyror rrëzë malit te Veleçikut në Malësinë e Madhe me një traditë të hershme për turizmin.

Ajo është një ndër pikat turistike më të afërta me qytetin e Shkodrës.

Me të drejtë konsiderohet një nga vendet më të bukura malore të Shqipërisë.

Bukurinë e Razmës dhe pasuritë e saj natyrore i kanë vlerësuar udhëtaret e huaj si: botanisti italian Antonio Baldoci, austriaku Dofler, dhe gjeologu Franc Nopça.

Razma është e njohur jo vetëm për peisazhet e mrekullueshme natyrore, por edhe për mikpritjen tradicionale të malësorëve si dhe prodhimet e njohura bujqësore e blegtorale të zonës.

Klima e Razmës është kurative thonë banorët e saj ndaj që në fillim të shekullit të kaluar tregtarët e Shkodrës ndërtuan vila në zemer të bjeshkës.