Në festivalin ndërkombëtar të këngës, Eurovision, që këtë vit u zhvillua në Holandë, Shqiperia u perfaqësua me këngëtaren e njohur Anxhela Peristeri.

Ajo u ngjit në skenë e 11-ta në natën e dytë gjysmëfinale me këngën e sajë me titullin “Karma”.

Peristeri me performancën e sajë të shkëlqyer në të gjithë komponentët u vleresua nga publiku, tërhoqi vëmëndjen e kritikës dhe u kualifikua në natën finale.

Me zërin e ëmbël e potent, Anxhela Peristeri ndezi skenën e “Eurovision 2021” në një performancë që mori duartrokitjet e zjarrta të publikut.

Kjo këngë ishte shpallur fituese për të përfaqësuar Shqipërinë në “Euro Song”, në Festivalin Kombëtar të Këngës në Radio Televizion.