Në qytetin e Shkodrës organizohen herë pas here panaire me punime artizanale.

Ky qytet shquhet për traditën e pasur të prodhimeve artizanale në dru dhe argjend apo punimin e qilimave, sixhadeve, mbulesave të ndryshme etj.

Në këtë panair që qëndroi i hapur për disa ditë në pedonalen e qytetit, u ekspozuan produkte të larmishme të punuara me dorë si : qilima,qëndisje, bizhuteri me gurë natyral, vegla muzikore folklorike, gdhendje në dru etj.

Përveç mundësisë për të blerë prodhime artizanale me çmime të favorshme, vizitorët e këtij panairi në natyrë në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit kane mundësi të njihen edhe me traditat e prodhimeve artizanale agroushqimore si dhe pijeve te ndryshme alkolike.

Punimet artizanale janë mjaft të kërkuara kryesisht nga turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.