Thethi është një nga zonat më të skajshme malore dhe një ndër perlat e turizmit shqiptar.

Kjo bukuri e rrallë që josh turistët e shumtë në çdo stinë të vitit, mbetet e izoluar gjatë dimrit, madje edhe në pranverë rruga është e bllokuar pasi në lartësitë e Qafë Thores trashësia e dëborës arrin në disa metër.

Puna për zhbllokin e rrugës ka ditë që vijon, por ende rreth 15 kilometër janë të papërshkueshme nga automjetet.

Shkrimtarja dhe antropologia britanike Edith Durham që e ka vizituar ketë zonë në fillim të Shekullit 20-të e mahnitur nga ajo që përjetoi në zemër të alpeve u shpreh: “Unë mendoj, se asnjë vend ku jetojnë qëniet njerëzore nuk më ka dhënë një përshtypje të tillë të një izolimi madhështor nga e gjithë bota.”

Studiuesja e famshme i referohej izolimit nga malet e larta dhe natyrës ekzotike, por izolimi nga dëbora është një pengesë për të shijuar bukuritë e papërsëritshme të Thethit .