Vlogeri britanik Jason jeton në provincën Guizhou të Kinës. Më 6 maj ai publikoi në "YouTube" një video të udhëtimit të tij në Kinë gjatë pushimeve të festës së 1 Majit , duke marrë 4 000 “pëlqime” brenda vetëm një dite.
Jason tha se ai ka qenë në Kinë që nga fillimi i shpërthimit të epidemisë, por tani nuk mund të kujtojë “si ishte gjendja e epidemisë së COVID-19”, “sepse me të vërtetë duket si shumë kohë më parë.”
Sipas këndvështrimit të Jason-it, shumë provinca e Kinës kanë arritur një shkallë“infektimi zero”, dhe njerëzit mund të shijojnë pushimet e tyre. Kjo është një pasuri e çmuar, e arritur nga masat e jashtëzakonshme të parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë të Kinës. (Fang Xiaoyu/Artan)