Joseph Nye, një profesor nga Universiteti i Harvardit, tha se çdo vend duhet të mbrojë interesat e veta, por politika e ish-presidentit të ShBA-së Donald Trump “Amerika e Para” përcakton ngushtë interesat kombëtare të ShBA-së. Profesori u bëri thirrje Kinës dhe ShBA-së që t’i shohin interesat e veta nga një perspektivë më e gjerë dhe të promovojnë bashkëpunimin dypalësh në më shumë fusha. Sivjet është 100-vjetori i themelimit të Partisë Komuniste të Kinës. Nye u shpreh i bindur se “një Kinë e begatë dhe e fortë” është në dobi të interesave të ShBA-së.