“Njerëz me ngjyrë që vriten nga policia është diçka pak a shumë e zakonshme në Amerikë” u shpreh regjisori 27-vjeçar në ShBA, James Austen, kur mësoi për ngjarjen e George Floyd-it. Si një amerikan me ngjyrë, Austen-i ka parë raste të tilla të pabarazisë, prandaj lajmi për George nuk e habiti. Por, ajo që e habiti ishte mënyra se si reaguan njerëzit për këtë vrasje, duke dalë në rrugë dhe duke protestuar gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. (Li Huailiang/ Albana)