Ditët e fundit, Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin ka publikuar ikonat sportive për Lojërat Olimpike Dimërore dhe Paralimpike të Pekinit. Këto ikona janë ndërthurje e karaktereve kineze dhe vulave të dinastisë Han, periudha kulmore e artit të vulës. Ekzistojnë 24 ikona sportive në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit dhe 6 ikona sportive në Lojërat Paralimpike Dimërore. Këto ikona të kuqe do të shfaqen në stadiume të Lojërave Olimpike Dimërore, produkte të licencuara, automjeteve, dhe peizazhe urbane duke u bërë “zëdhënëse” të Lojërave Olimpike Dimërore.