Turizmi kulturor e historik në Lezhë tërheq çdo vit mbi 25 mijë vizitorë duke e berë këtë qytet nje destinacion të rëndësishëm.
Të gjithë atyre që duan të mësojnë më shumë për traditat, zakonet dhe kulturën e banorëve të qytetit historik ndër shekuj, u vjen në ndihmë një institucion i ri: Muzeu Etnografik i Lezhës.
Ndër vite është krijuar një pasuri materiale me vlerë duke koleksionuar një fond prej 830 objekte ku perfshihen:
Armët e prodhimit artizanal, Ornamentet zbukuruese të banesave qytetare dhe fshatare, Enët e kuzhinës dhe objekte të tjera që lidhen me to, Instrumentet muzikore, dhe mjete pune bujqësore dhe blektotale.
Në pavionet e këtij muzeu, një vend të rëndësishëm zënë veshjet popullore dhe aksesorë të prodhimit artizanal.
Lezha ka tri zona te njohura etnografike: Malësia e Madhe, Mirdita dhe Zadrima.
Në 7 pavionet e muzet ndodhen 315 objekte të ekspozuara, ku disa armë të prodhimit artizanal janë mjaft interesante.
Ky institucion me vlerë është ngritur nga bashkia e Lezhës, falë bashkepunimit me specialistët e fushës së etnografisë.