Shtëpia e Piktorit të Popullit Sali Shijaku, monumet kulture i kategorisë së parë pësoi dëmtime nga tërmeti i vitit 2019.
Përveç ndërtesës 1400 vjeçare, rrezikohej edhe fondi i pasur i pikturave të këtij mjeshtri të shquar të penelit, ndaj institucionet e kulturës morën masat e nevojshme të restaurimit.
Pas një angazhimi një mujor perfundoi faza e parë e punimeve qe e kanë kthyer shtëpinë e piktorit të madh në një galeri arti.
Interesi i vizitorëve artëdashës për tu njohur me veprën e piktorit Shijaku është gjithnjë në rritje.
Një pjesë e koleksionit të veprave të Shijakut janë të ekspozuara në sallat kryesore të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
Veprat e këtij artisti ndodhen në shumë vende të botës dhe sot janë pjesë e koleksioneve brenda dhe jashtë Shqipërisë.