Lagunat e Vainit ndodhet në bregun e majtë të deltës së Drinit të Lezhës, me një sipërfaqe rreth 9 km² dhe thellësi mesatare 0,7 m.
Këtu fillon edhe historia Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë
Kjo lagunë dallohet për larminë e theksuar të botës së gjallë dhe bukurinë mahnitëse të peizazhit të qetë.
Flora e pasur ngjall kureshtjen e vazhdueshme të turistëve duke e kthyer perhere e më shume ne nje zone turistike në çdo stinë.
Të paisur me dylbi dhe teleskopë, ambientalistët dhe studiuesit e ligatinave në Shqipëri, po e kthejnë vrojtimin e shpendëve në një mundësi të dyfishtë; për mbrojtjen e tyre dhe tërheqjen e turistëve të huaj.
Në korrikun e vitit 1940, u shpall rezervat gjuetie territori lagunor në perëndim të fshatit Ishull-Lezhë deri në Detin Adriatik. Kjo njihet si “Zona e parë e mbrojtur në Shqipëri”.
Nga shpallja e saj e deri në ditët tona, kjo lagunë paraqet jo vetëm dinamikën e ligatinave shqiptare, por dhe të rezervateve të gjuetisë e zonave të mbrojtura.
Laguna në shtrirjen territoriale të sajë ka qenë emërtuar nga banorët vendas me disa emra të veçantë, si: Zajet, Ceka, Gjoli i Buajve, Matkeqe, Togëza, Livadhet, etj. Por që nga viti 1947, kur aty u vendos një repart ushtarak, që quhej VAIN, shkurtimi i emrave të funksionit të repartit: Vrojtim Ajror, Informacion, Ndërlidhje, nuk mori emër tjetër. Ky emërtim, për shkak edhe të funksionimit për afro 50 vjet të repartit ushtarak, mbeti i përhershëm.
Emrat tradicionalë të vendosur nga banorët vendas nuk përdoren më. Tashmë Laguna e Vainit ka formë zyrtare dhe, në një farë mënyre, ka lënë në harresë emërtimet popullore të dikurshme.