Muzeu arkeologjik është një institucion i rëndësishëm i Akademisë së Studimeve Albanologjike që u mundëson vizitorëve të njihen me gjurmët dhe gjeografine e qytetërimit të territorit mbarë shqiptar.

Përveç objekteve te ekspozuara, Muzeu Arkeologjik i Tiranës ka në një fond rezervë me më shumë se 17.000 objekte, të cilit i shtohen çdo vit materiale të tjera nga zbulimet sistematike arkeologjike.
Ne pese sallat e muzeut janë ekspozuar objekte nga prehistoria deri tek peridha e mesjetes.
Mjaft interesante janë objektet që vijnë nga kështjella dhe varreza, sidomos nga varreza e famshme e Komanit, që konsiderohen si hallka e vazhdimësisë nga kultura ilire tek ajo mesjetare. Qëllimi kryesor i këtij seksioni është të dëshmojë që ilirët nuk u romanizuan, por ata vazhduan të jetojnë në të njëjtin territor, duke trashëguar të njëjtën kulturë materiale dhe shpirtërore.
Ky institucion eshtë edhe një laborator i punës kërkimore-shkencore për studiuesit dhe studentët e arkeologjisë.