Keto pamje na çojnë në kryeqendrën e veriut në Shkodër.
Atmosfera festive ka kohë që ka filluar në sheshe e rrugë të ndryshme por sidomos zona para bashkisë së qytetit ka një gjallëri të veçantë.
Qytetarë të shumtë argëtohen jo vetëm gjatë ditës, por veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.
Dritat e shumëllojshme, dekori festiv, muzika dhe zërat gazmorë të fëmijëve sfidojnë pandeminë.
Kjo ndoshta është ndër mundësitë e pakta për t’u larguar nga stresi dhe monotonia e përditshme dhe për të shijuar mbrëmjeve, çaste kënaqësie.
Godina e bashkisë, me arkitekturë të veçantë e tërheqëse dhe pemët e shëtitores para sajë, janë veshur me drita dhe ngjyra që krijojnë një atmosferë të gëzueshme.
Fëmijët kanë mundësi të argëtohen me lodrat e instaluara aty pranë. Hareja e tyre na percjellë mesazhin se ditë më të mira na presin. Përgjegjësia dhe kujdesi ynë në këtë situatë që po kalojmë, duhen para së gjithash, që buzëqeshja e fëmijëve të vazhdojë edhe nesër, vitin që po vjen dhe gjithë jetën.
Minutat kalojnë shpejt kur ka atmosferë dhe gëzim, por rregullat duhen respektuar.
Sapo troket ora e kufizimit të lëvizjes, rrugët dhe rrugicat e qytetit zbrazen.
Viti i Ri që po troket, natyrisht do të jetë një festë familjare në kushtet e pandemisë