Gjeli i detit është një traditë e vjetër që vijon të mbizotërojë në familjet shqiptare në darkën e vitit të ri.
Ashtu si bredhi i zbukuruar edhe gjeli i detit është simboli i kësaj feste.
Miliona njerëz në të gjithë botën e festojnë ndërrimin e viteve, por askush tjetër si shqiptarët nuk ka në qendër të tryezës së festës gjelin e detit.
Në qytete të ndryshme organizohen panaire ku fermerët prezantojnë tufat e tyre të shëndetshme.
Një nga zonat më të njohura për traditën e rritjes së gjelit të detit është Zadrima në qarkun e Lezhës.
Me afrimin e festës së
vitit të ri dhjetra fermer i çvendosin tufat e tyre pranë aksit të rrugës nacionale ku udhëtarët mund të blejnë këta shpend për tryezat familiare.
Është e vështirë të gjesh një ushqim tjetër me imazh kaq festiv sa gjeli i detit.
Sipas legjendave që tregohen, Kristofor Kolombi ka qenë europiani i parë që e ka njohur këtë shpend kur më 14 gusht 1502, zbarkoi në brigjet e Hondurasit ku mori disa ushqime nga vendasit e mes tyre edhe ato që ai i quajti Gallinas de la tierra.