Në kështjellën e Krujës ndodhet Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu më i njohuri në Shqiperi i cili ka karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut

është shpërndarë në disa hapësira të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve.
Ky objekt madhështor në kalanë e famshme të Krujës, kryeqendra e shtetit të Arbërit eshte personifikim i disfatës së ushtrive osmane, për tri herë rresht, në shekullin e XI. Në Muzeun e Skënderbeut janë të ekspozuara dokumente, objekte, dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV.

Të tilla janë pavioni i antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavioni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavioni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kanceleria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinakotekës dhe pavioni i trashëgimisë dhe i jehonës.

Mjaft interesante janë objektet prej qeramike, bronxi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, këmbana e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj.

Muzeu i Skënderbeut është një pikë referimi për turistët dhe një qendër e edukimit patriotik pasi ngjallë një periudhë të lavdishme qëndrese dhe heroizmi që e ben krenarë kombin shqiptarë.