Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar është ndër qendrat muzeore më të rëndësishmet në Shqipëri.

Falë ndërtimit bashkëkohor ai është një ndër destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.
Ky institucion unikal në rajon ka një fond prej 8000 ikonash dhe objektesh të karakterit religjioz.
Eksponatet dhe fondet e pasura të tijë përbëhen nga objekte historike, kulturore e artistike të periudhës mesjetare, që lidhen kryesisht me trashëgiminë e krishterë bizantine dhe pasbizantine. Ikonat, objektet prej guri, koleksioni i objekteve prej metalesh të çmuara, druri të gdhendur, tekstili, letre etj., janë shembuj të një pasurie e larmie vlerash të çmuara.
Në veçanti, koleksioni ikonografik që ky muze posedon, është një nga më të mëdhenjtë në numur dhe po aq i bukur e i krahasueshëm me gjithë artin tjetër bizantin e pasbizantin të krijuar në territoret fqinje të inkuadruara në ish Perandorinë Bizantine.
Drejtimet kryesore të aktivitetit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar janë ekspozimi dhe promovimi publik, mbrojtja, konservimi dhe restaurimi i objekteve, studimi e puna shkencore dhe aktiviteti ndërkombëtar.