Pazari i Ri i Tiranës ndodhet në një nga zonat më të vjetra të kryeqytetit.
Edhe sot Pazari i Ri vazhdon të mbetet një nga tregjet më të mëdhenj për tregtimin e mishit, peshkut, perimeve e frutave në kryeqytet.
Bashkia e Tiranës me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të ndërmarrjeve e ka rijetësuar këtë zonë duke e ktheur në një mjedis të zhvillimit të biznesit për të ofruar një model të ri investimi dhe hapësire komunitare.
Mjediset funksionale të tregëtimit dhe fasadat plot ngjyra që i japin hijeshi peisazhit, e bëjnë këtë zonë mjaft të frekuentuar.
Pazari i Ri funksionon 24 orë, ku paradite fokusi më i madh është tek tregtimi i produkteve dhe pasdite tek çështjet e kulinarisë, për restorantet rreth e rrotull dhe zhvillimin e aktiviteteve artistike – kulturore si festa, panaire, etj.