Kalaja e Lezhes është një fortesë madhështore ku mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane.

Ajo ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit.
Objektet më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor.
Kalaja e Lezhës është një monument kulture. Nga ky vend strategjik shpaloset një pamje fantastike e fushës së Lezhës dhe detit Adriatik.
Kalaja dëshmon për gjurmët e një qytetërimi të lashtë prehistorik që në shekullin e katërt para Krishtit.
Gjatë krijimit të shtetit të Arbrit qyteti i Lezhës ka luajtur një rol të rëndësishëm fetar, jo vetëm si qendër episkopale, por edhe për ngjarjet e kohës.
Kalaja e qytetit antik të Lezhës rrethohet nga mure të periudhave të ndryshme që vijojnë nga antikiteti me emrin qyteti i lashtë i Lisit.
Në kështjellë ka tri porta, dy të parat janë ndërtuar në vendet ku ishin portat e qytetit antik të Lisit.
Kjo kala është një prej monumenteve kulturore e historike më interesante për tu vizituar.