Tradita shqiptare e gatimit është e pasur me shije e aroma të dashura, ndonjëherë mistike, pas të cilave shumëkush që i ka provuar, ka mbetur i magjepsur.

Nje ndër gatimet tradicinale me te njohura eshte edhe lakrori i Korçes qe njihet si “lakrori në saç”.

Falë prushit dhe nxehtësisë së tij të avashtë, tepsitë me gatimet e pjekura marrin një shije të veçantë.

Lakrorët mund të kombinohen me një larmi produktesh, lakrorë me djathtë e qumësht, me qepë e domate, me spinaq apo me presh por lakrori i fshatit me lakra të egra është receta me e preferuar.

Ai ka një shije unike, por edhe vlera të larta ushqyese që vijnë nga lakrat e egra me të cilat përgatitet.

Përbërësit e gatimit kane rëndësi te veçante ashtu si tradita dhe mjeshtëria e gatimit. Por amvisat korçare thone se kryesore ne pergatitjen e lakrorit është dashuria dhe pasioni qe tregojne brez pas brezi per kete recete me te cilen shtojnë shijen e gatimeve në familje por edhe nderojnë në mikpritjen e tyre miqtë dhe të afërmit e dashur.