Dasma në zonën e Gorës është një ceremoni festive tradicionale që i ngjanë një spektakli të rradhë.

Ajo ka njё domethёnie tё veçantё jo vetëm për çiftin që martohet, por pёr gjithë komunitetin.

Ndryshe nga zonat tjera, nё dasmёn e Gorёs, njerёzit marrin pjesё pёr tё parё edhe pa u ftuar.

Pёrgatitjet për këtë ngjarje të shënuar fillojnë gjashtё muaj para ditёs sё dasmёs.

Veshjet popullore për burrat dhe gratë krijojnë një atmosferë feste të gëzueshme plot ngjyra dhe jetë.

Në të gjitha rastet, kërcimet shoqërohen me surle e lodër, instrumente muzikore tradicionale qё e bejnë dasmën e Gorës një festë popullore.

Zokonisht ajo zgjatë dy ditё, por kur bёhet nё familjet e pasura, dasma vazhdon pesё dite, deri nё një javë.

Në përgjithësi, vallet e burrave të Gorës karakterizohen nga e njëjta gjallëri dhe dinamikë si e valleve të Lumës.

Gjatë diteve të dasmës zhvillohen edhe veprimtari sportive si mundje, gara me kuaj etj.