Per tri netë me rradhë, ne datat 21,22 dhe 23 dhjetor do të zhvillohet Festivali i 59 i Këngës në Radio Televizion.
Situata e pandemisë ka diktuar që veprimtaria më e madhe muzikore këtë vit të zhvillohet në natyrë dhe pa spektatorë. Provat për festivalin vazhdojnë me intensitet çdo natë dhe pritshmëritë janë që niveli artistik i kësaj feste muzikore të jetë impresionues edhe falë profesionalizmit të stafit realizues.
Veprimtaria është konceptuar si një spektakel i madh ku pervec perfomimit të artistëve pjesmarrës do të ketë edhe intepretime baleti dhe mesazhe të personaliteteve të fushave të ndryshme.
Konkurimi mes 25 këngeëareve gjatë tre netëve do të percaktojë fituesin i cili do të perfaqësojë Shqiperine në Eurovizion 2021 që do të zhvillohet në Roterdam në muajin maj të vitit të ardhshëm.
Në stafin drtejtues janë emra te njohur të botës së televizionit dhe kulturës: Drejtor i festivalit Martin Leka, rregjizor Pali Kuke, drejtor muzikor Sokol Marsi dhe producent muzikor Klodian Qafoku. Prezantues janë përzgjedhur ikonat e ekranit Jonida Vokshi dhe Blendi Sala.