Që nga viti 1931, me një vendim të pasaçëm të mbretit Zog Selia e Shënjtë Botërore Bektashiane u vendos në Tiranë.

Rrënjët e urdhërit bektashian (tarikat) në Shqipëri datojnë që prej më shumë se 8 shekuj, kur misionari Sari Salltik erdhi në malin e Krujës, dhe la gjurmë të veprës së tij në gjithë teritorin e Shqipërisë dhe Ballkanit.

Qeveria e Mbretit Zog duke respektuar vullnetin e klerikëve bektashi me dekret të veçantë emëroi në mars të vitit 1930, Sali Niazi Dedenë, Kryegjysh Botëror të Bektashinjve.

Teqeja dhe, njëkohësisht, selia botërore në Tiranë u rihapën më 22 mars 1991 me rastin e Nevruzit.

Kryegjyshata Botërore vepron si bashkësi fetare e organizuar, jo politike dhe jo shtetërore. Me historinë e sajë të hershme dhe të sotme, Kryegjyshata Botërore Bektashiane është një nga të katër komunitetet tradicionale fetare në Shqipëri.

Profetike është porosia e themeluesit te tarikatit Haxhi Bektash Veli:

“Biri im”! Prej teje kërkoj që t’i ndjekish këshillat e mia. Jeto me drejtësi dhe sipas ligjit. Sillu mirë me popullsinë.